Bota Botë e Çuditshme

Ngordh Flacco, bufi më i famshëm në botë!

Fatkeqësisht ka ngordhur Flacco, bufi më i famshëm në botë pasi u përplas me një ndërtesë. Flacco fitoi famë botërore pasi u arratis nga kafazi i tij në kopshtin zoologjik Central Park vitin e kaluar. Arratisja ndodhi pasi një person i panjohur preu telat e kafazit të tij. “Ne jemi të pikëlluar të raportojmë se Flacco, bufi që u zhduk pasi kafazi i tij u vandalizua vitin e kaluar, ka ngordhur pas një përplasjeje me një ndërtesë në West 89th Street në Manhattan”- shkruan kopshti zoologjik.

Flacco u arratis nga kafazi i tij më 2 shkurt 2023. Shumë besonin se ai nuk do të mbijetonte as disa ditë në natyrë, sepse ai kaloi 12 vitet e para të jetës së tij në një kopsht zoologjik. Megjithatë, Flacco befasoi me aftësitë e tij të mbijetesës. Kopshti zoologjik u përpoq ta kapte atë në disa raste, por çdo përpjekje ishte e pasuksesshme.