Celebrities Pardon My French Showbiz Sport

Një rikthim në Europë dhe zgjedhja është mes Spanjës dhe Francës? Jasir Asani zbulon detaje në TAR!

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën, karrierën dhe suksesin e tij.

Kë telefonon Jasir Asani të parin ose të parën kur përfundon një ndeshje?

Mamin, babin, familjen. Sepse ata kanë qenë mbështetja ime që në fëmijëri më kanë qëndruar mbrapa. Çdo futbollist vuan si fëmijë dhe kushtet nuk kanë qenë le të themi aq komode. 

Duke qenë se ka edhe 1 vit kontratë me Korenë në Top Albania Radio Jasir Asani zbuloi se ka marrë disa oferta të mira dhe mendon se do të lëvizë. Menaxheri është ai që po merret edhe bëhet fjalë për diçka konkrete në Europë mes Spanjës dhe Francës.

Po nëse i vjen një ofertë nga ekipi i Partizanit a do ta pranonte ai rikthimin? Futbollisti zbuloi se teksa ka qenë duke qëndruar këto ditë me Presidentin i ka thënë:

Unë një ditë do kthehem tek Partizani dhe do ta mbyllë karrierën tek ky ekip. Nuk i dihet asnjëherë por unë dua ta mbyll tek Partizani sepse është familja ime e dytë ku kam kaluar momentet më të mira. 

Sa i emocionuar është Jasir Asani që do të luajë kundër Spanjës, Italisë dhe Kroacisë?

Unë i emocionuar kam qenë vetëm kur kam veshur fanellën e kombëtares. Nuk kam emocion tjetër fare. Kemi tre kombëtare të vështira shumë. Nuk kam frikë nga askush. 

Është e vështirë e gjithë situata që ndodhi me ndarjen e grupeve për futbollistin?

Unë këto doja. Kemi një kombëtare shumë të fortë dhe do të doja një grup të fortë që të tregojmë me të vërtetë nuk jemi rastësi që kemi ardhur deri këtu me vendin e parë në grup dhe që t’ju tregojmë të gjithëve që me kombëtaren tonë duhet të kenë kujdes.