Celebrities Gossip Showbiz

Një urim shumë të ëmbël për ditëlindjen e saj Arilena e mori dhe nga mikesha e saj më e ngushtë, Miriami!

Arilena Ara dhe Miriam Cani dihet prej kohësh që kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra tjetrën. Miqësia e tyre ka nisur që në fillimet e karrierës së Arilenës. Dy mikeshat nuk kanë sjellë ndonjëherë ndonjë bashkëpunim së bashku, megjithatë do të ishte një kombinim shumë interesant.

Para pak orësh, me rastin e ditëlindjes së Arilenës, Miriami ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për shoqen e saj më të ngushtë duke e shoqëruar me një foto ku bukuroshet duken më të afërta se kurrë.

Gëzuar ditëlindjen engjëll! Uroj të kesh gëzimet më të mëdha në jetë dhe bekime pafund. Ti e bën botën një vend më të mirë dhe më të ndritshëm. Të dua zemër.

Miriam Cani është prej kohësh një këngëtare që njihet për zërin e saj të ëmbël dhe të mrekullueshëm. Së bashku me partnerin e saj, Alban Skënderaj bëjnë një çift shumë të pëlqyer të showbiz-it.

Një nga gjërat që ndjekësit e një prej çifteve më të pëlqyer të showbiz-it, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani çmojnë më shumë tek ta është dashuria e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Dyshja nuk ngurrojnë kurrë të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në publik.