Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do ta besoni suksesin e radhës nga Finem…

Finem është një nga artistët më të përfolur të gjeneratës së re të reperave. Padyshim që ai numëron mjaft hite, por kënga që e bëri të njohur për publikun është ‘Benzi’. Projekti i tij më i fundit muzikor është ‘Meteor’ që përpos miliona klikimeve që numëron në platformën YouTube ka arritur të bëhet pjesë e ‘The Top List‘.

The Top List është klasifikimi i 100 këngëve më të mira të artistëve tuaj të preferuar shqiptarë. Në Top Albania Radio mund të dëgjoni në çdo kohë klasifikimet muzikore në Shqipëri dhe kudo në botë.

Disa muaj më parë kur Finem paralajmëroi këtë projekt të ri, ai dha disa detaje më shumë për fansat e tij lidhur me të. Ai u shpreh asokohe se kjo këngë në fakt është realizuar që në 2019-ën dhe është e bazuar në historinë e vërtetë të një mikut të tij i cili fatkeqësisht nuk jeton më.

“Meteor” e ka sjellë artistin shumë ndryshe dhe larg diss-eve me të cilat jemi mësuar ta dëgjojmë. Ky projekt e ka renditur Finem në vend të 100-të për këtë javë.

Dihet se mes reperave ka shumë konflikte dhe ashtu si të gjithë edhe Finem njihet për keqkuptimet dhe ‘thumbat’ që hedh me Don Xhonin, një reper gjithashtu shumë i suksesshëm nga djemtë e rinj të showbiz-it tonë.

Projekti i publikuar para vetëm pak muajsh nga Finem ishte pikërisht për këtë të fundit, madje nga ndjekësit është cilësuar si një dedikim i hapur për të. Kujtojmë se konflikti mes djemve ka nisur dy vite më parë, ku reperi i hitit ‘Benzi’ u shpreh se reperi që ka marrë famë kot është Don Xhoni. Që prej asaj kohe, raporti mes djemve ka pasur gjithmonë probleme, megjithatë duket se Finem ka vendosur të ‘trazojë ujërat’.