Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

“Nuk është 100% vullnet i publikut”, Renis Gjoka zbulon arsyen se pse nuk merr pjesë në Festivalin e Këngës!

I ftuar në “Pardon My French” episodin e ditës së sotme ishte këngëtari i mirënjohur Renis Gjoka. Së fundmi, ai është bërë pjesë e një projekti shumë të madh dhe bëhet fjalë për këngën himn të skuadrës së Tiranës. Tanimë, Renisi është zëri zyrtar i skuadrës.

Jo vetëm kaq, por këngëtari ka nisur të jetë më aktiv në muzikë me prodhime të reja, teksa tregoi se po punon për sjelljen e këngëve të reja. I pyetur nga Jonida nëse do të marrë pjesë në vitet e ardhshme, pasi për këtë vit është zbardhur lista e pjesëmarrësve në Festivalin e Këngës ai tregoi se nuk ka dëshirë të marrë pjesë në kompeticione.

Të them të drejtën kam rreth dy vite që jam angazhuar më shumë në muzikë se më përpara, por jo duke i rënë nga rruga e kompeticioneve. Në të ardhmen si dihet, por për momentin jo. Fituesi nuk është 100% vullnet i publikut.

E teksa për këngëtarët ka ndikuar shumë orari i kufizimeve, çfarë mendimi ka Renisi për këto kufizime?

Puna jonë bukurinë e vet e ka në orët e vona, por tani jemi përshtatur edhe me këto orare. Të na duket ora 7 si ora 11 e natës.

Renisi foli gjithashtu dhe paksa për jetën personale dhe vajzën e tij. A do të dëshironte këngëtari që ajo të rritej në Shqipëri dhe t’i futej botës së muzikës?

Nuk do doja që vajza të bëhej artiste për momentin. Ku do të jetojë varet nga vetë vajza. Unë duhet ta mbështes në çdo vendim dhe nëse thotë do iki në Indi, unë do iki në Indi me avionin pas të sajit.