Celebrities Pardon My French Showbiz Sport

Renis Gjoka zbulon ekskluzivisht për TAR, himni i ri i ekipit të Tiranës së shpejti do të vijë me një videoklip!

“Pardon My French” erdhi shumë ndryshe sot me pjesën e parë dedikuar sportit në përgjithësi dhe veçanërisht ekipit të Tiranës. Me të ftuar në pjesën e parë pikërisht Goldi Halili, Vilma Masha dhe në një lidhje telefonike Renis Gjoka, ky episod erdhi shumë ndryshe me një frymë tejet sportive.

I ftuar në një lidhje telefonike ishte Renis Gjoka për të folur për himnin e ri të ekipit, që i është besuar atij. Artisti ndër të tjera, tregoi edhe mirënjohje për Goldi Halili, të parën grua që ka drejtuar një ekip futbolli, duke treguar më shumë rreth këtij bashkëpunimi të tyre.

Ogurmirë është Goldi sepse ka bërë një punë të jashtëzakonshme për sa i përket institucionit të Tiranës. Kur ma propozoi Goldi pranova dhe me shumë kënaqësi diskutuam detajet. Goldi është shumë e kujdesshme se edhe vetë është marrë me muzikë.

Teksa tregoi më tepër për detajet e këtij projekti muzikor, Renis Gjoka bëri edhe një zbulim ekskluzivisht për Top Albania Radio.

Inte një proces që hap pas hapi mori formën e tij finale… Për tifozët e Tiranës ne kemi xhiruar klipin e këngës që presim të dalë së shpejti.

Epo një lajm shumë pozitiv me siguri për tifozët e këtij ekipi, teksa himni i tyre i ri zyrtar do të vijë shumë shpejt edhe me një videoklip.