Ka zona të trupit që janë të vështira për t’u arritur nga rrezet e diellit dhe ngelen gjithmonë pjesë të bardha. Pavarësisht se ngjyra e lekurës suaj bëhet çokollatë, shputat e këmbëve dhe pëllëmbët e duarve tuaja mbeten ngjyrë qumështi. Nuk ka asnjë mënyrë për të nxirë këto zona.
![](https://static-bebeautiful-in.unileverservices.com/DIY%20at-home%20pedicure%20in%205%20simple%20steps_mobilehome.jpg)
Arsyeja është në fakt më shumë fizike se çdo gjë tjetër. Lëkura në këto vende është deri në tre herë më e trashë se kudo tjetër. Prandaj, është shumë më e vështirë që të ndodhin ndryshimet e dëshiruara kromatike. Por, ky nuk është shpjegimi i vetëm. Përveç kësaj, pëllëmbët, për shkak të pozicionit të tyre, zakonisht marrin shumë më pak rreze dielli se pjesët e tjera. Pra, për shumicën dërrmuese të njerëzve, është mision i pamundur të marrin ngjyrë në pëllëmbët e duarve.
![](https://post.medicalnewstoday.com/wp-content/uploads/sites/3/2020/09/GettyImages-915139866_header.jpg)
Ndërkaq, kur lëkura dëmtohet si pasojë e ekspozimit të gjatë në diell, pjesë të mëdha të saj fillojnë e shkëputen nga trupi. Mënyra më e mirë për të evituar diçka të tillë është që të ruheni nga djegia e diellit. Hidratimi duhet të kthehet në një rutinë dhe jo vetëm gjatë verës.
Nëse ju pini ujë, atëherë lëkura juaj do të jetë e ushqyer dhe do të arrijë të mbrojë veten. Kur ju ekspozoheni ndaj diellit, trupi juaj humbet sasi të konsiderueshme uji, duke tharë lëkurën tuaj, prandaj është e rëndësishme t’i zëvendësoni ato. Pini ujë, apo dhe çaj jeshil të ftohtë në mënyrë që të fitoni dhe antoksidantë.