Health & Beauty Lifestyle

Për ju vajza dhe gra që “lini kokën” pas takave të larta, a duhet të ‘stërviteni’ për t’i mbajtur ato…

Sipas përcaktimit të profesionistëve, mbajtja e takave të larta i vendos këmbët dhe kyçet në një pozicion anatomik të parehatshëm dhe kjo sjell një seri pasojash. Sidney Weiser, themeluese e qendrës “Quality Podiatry” ka disa aspekte që duhet të merren parasysh nëse doni të mbani taka për disa orë rresht.

Takat e larta bëjnë që thembra të krijojë presion të panevojshëm në pjesën e përparme dhe kyçin e këmbës, duke rritur paqëndrueshmërinë, por edhe shanset për një lëndim të mundshëm. Për shkak të parehatisë në të cilën takat detyrojnë këmbët të pozicionohen, nuk ka shumë gjasa që ato të stërviten para se t’i vishni.

Një studim i fundit në revistën “Scientific Reports” zbuloi se takat bëhen vërtet të dhimbshme kur janë më të larta se 7.5 centimetra dhe vishen më shumë se tre orë e gjysmë. Çdo shtim me 1.3 centimetra në lartësinë e takave ose dy orë më tepër nga koha normale çon në një dhimbje të shtuar të shputës së këmbëve. Ekspertja thekson se:

Të vendosësh këmbën në një pozicion të panatyrshëm për një periudhë të gjatë kohore nuk është e shëndetshme. Këpucët me takë të lartë ushtrojnë më shumë presion në pjesën e përparme të këmbës dhe kjo ndikon në krijimin e kallove, rritje e presionin të gjakut te gishtat e këmbëve, krijimin e masave të forta dhe të dhimbshme etj.

Veshja e takave të larta çdo ditë mund të rrisë gjithashtu rrezikun e çekuilibrit të muskujve, ndrydhjeve të kyçit të këmbës dhe ënjtjes së nervave. Takat e larta natyrshëm bëjnë më shumë presion mbi pjesën e parme të këmbës, duke mbingarkuar nyjet dhe duke çuar në dhimbje dhe irritim. Një studim në revistën “BMC Public Health” zbuloi se takat përkeqësojnë natyrshëm ekuilibrin tuaj, duke çuar deri në ndryshime biomekanike në ijë, gju, këmbë dhe kyçin e këmbës, madje edhe në devijim të kësaj të fundit.