Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Nuk më pëlqen…”/Valbona Selimllari e konsideron tallje imitimin e Xhemit në Portokalli!

Ditën e sotme e ftuar në Fan Club DWTS ka qenë anëtarja e jurisë së spektaklit të kërcimit, Valbona Selimllari. Ajo ka reaguar për herë të parë në lidhje me komentin e një jave më parë të ish-konkurrentes, Ina Kollçaku. Por gjithashtu ka reaguar edhe për imitimin e Xhemi Shehut në Portokalli.

E pyetur nga moderatorja Kiara Tito se a e ka ndjekur skeçin e humorit, Valbona u përgjigj “jo nuk i ndjek”. Ajo shprehu se nuk i pëlqen ta imitojnë, ndërsa për Xhemin tha se sipas saj ka imituar dhe thënë gjëra që ajo nuk i thotë.

Mua nuk më pëlqen të më imitojnë, sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje që nuk e kam. Kjo është pjesë personaliteti. Mua më pëlqen të më imitosh lëvizjen, mimikën, zërin apo gjuhën e trupit, por të më vësh fjalë… për të më nxjerr si një… nuk dua ta diskutoj. Nuk më pëlqen fare. E kuptoj gjithë sasinë e humorit por më pyete si e përjetoj unë. Unë si natyrë nuk i përjetoj mirë, jam njeri që bëj shaka pak dhe i kontrolloj shumë shakatë për t’i mos fyer. Unë jam njeri me parime. Unë nuk e ngacmoj kurrë dikë, qoftë edhe me shaka.

Valbona Shtoi gjithashtu se:

Mua nuk më pëlqen të tallem me dikë. Në pjesë të humorit më duket më shumë si tallje se sa një shaka për të bërë të tjerët për të qeshur.