Celebrities Magazine Pardon My French Showbiz

“Ora Dy e Natës”/Dj Benito plotëson kërkesën e Ledion Liços!

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” me Jonida Alickolli vjen këtë mbrëmje me një super atmosferë me të ftuarin special DJ Benito, i cili foli më shumë rreth jetës së tij personale, karrierës dhe projekteve të reja që priten të vijnë së shpejti.

Si janë projektet e fundit të realizuara nga artistët e tjerë? Cilët sipas tij janë më të mirat ose preferon më së shumti?

Për këngët që mua më kanë pëlqyer shumë ose kanë dalë dhe do të mbeten gjatë në një Top 5 do të rendis dy se ato kam në mendje. Alban Skënderaj – “Obsesion” dhe Mc Kresha & Lyrical Son – “Shake It”.

E duke folur për projektet e 2023, sigurisht nuk mund të shpëtonte fakti se janë hapur zërat për një remake të këngës “Ora Dy e Natës”. Kjo këngë është bërë një refren gjatë Prime-ve të “Big Brother Vip”, ku moderatori Ledion Liço zgjedh ta këndojë sa herë që kalon mesnata. Dhe në fakt publiku është ‘dashuruar’ me këtë përzgjedhje. Ja çfarë na zbulon Dj Benito më shumë:

E bëra. Ja kam çuar atij (Ledionit) në privat. 

Më pas, ai luajti një pjesë të demos live në emision për të gjithë dëgjuesit e “Pardon My French”, ku u shpreh se do të bashkëngjisë në remake edhe një pjesë kur Ledion Liço e këndon në BBV. Ju rikujtojmë të zbuloni surprizën e veçantë të DJ Benito të rikrijuar brenda shtëpisë së BBV për një nga banorët…