I ftuar në podcastin e Jonida Aliçkollit “Ku ke humbur?” ka qenë komentatori i njohur Dritan Shakohoxha. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij ku gjithashtu ka rrëfyer edhe më shumë për jetën e tij personale.
Cili ka qenë momenti më i bukur për Shakohoxhën gjatë komentimit të një ndeshje futbolli?
Ndeshja që më ka emocionuar më shumë ka qenë ndeshja e parë në Europian. Aty kam bërë edhe një hyrje shumë të mirë duke iu referuar edhe Muhammad Ali një nga personazhet më të mëdhenj të sportit në botë “E pamundur fjalë e madhe për njerëz të vegjël”. Më ka dhënë vërtet shumë emocion, sigurisht edhe Beogradit por një vend ku ti nuk kishe ku t’i çliroje emocionet por ti duhet të ishe nën efektin e emocioneve. Unë realisht se çfarë ka ndodhur në Beograd e kam kuptuar kur zbritëm në Rinas dhe kur e kam parë në televizior.
Kur flasim për Dritan Shakohoxhën dhe komentimin e tij të ndeshjeve gjithmonë na vjen ndër mend edhe shprehja “Ai është flamuri më i bukur në botë Alban”.
Ajo ishte një shprehje e momentin por çështja është se kjo është aq imponuese ndaj njerëzve në mënyrën se si u bë pastaj më mbrapa. Ajo pjesë u pre në Digitalb u postua në Facebook dhe mbahej një rekord. Unë e kam thënë për atë flamur që kishte krijuar Ismail Morina.
Ndër të tjera kur u pyet nëse do t’i ofrohej oferta për të komentuar ndeshjet e Kombëtares në Europian, pra një rikthim i tij ai tha se do ta pranonte.
Me çfarë po merret aktualisht Dritan Shakohoxha? Ku është fokusuar ai tani?
Jam në disa biznese, tani kam hapur një kompani real estate me disa zyra në Palasë, Dhërmi, Vlorë, Gjiri i Lalzit, Tiranë, Shkodër dhe Sarandë. Ky është momenti i Shqipërisë për këtë fushë. Një biznes shumë interesant, Shqipëria po kalon momentin më të mirë të të gjitha kohërave dhe historisë së saj. Sidomos tek pjesa e ndërtimit dhe real estate.