Celebrities Gossip Showbiz

Pas sulmit ndaj Top Channel, Elgit Doda e krahason Shqipërinë me këtë vend të huaj!

Top Channel u përball me një situatë të rëndë pasi u qëllua me armë zjarri në drejtim të mjediseve së televizionit kombëtar nga persona ende të paidentifikuar. Nga të shtënat rreth orës 01:00 pas mesnate humbi jetën roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

Në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar shumë persona publikë si të politikës ashtu edhe gazetarë dhe persona të tjerë të showizit shqiptar. Një ndër ta ka qenë edhe Elgit Doda, i cili ndryshe nga të tjerër nuk ka shkruar fjali të gjata, por vetëm një fjalë të vetme, duke e krahasuar kështu vendin tonë me Afganistanin.

Albanistan…

Gjithashtu edhe Fjoralba Ponari ka postuar në Instastory një shkrim lidhur me këtë ngjarje të rëndë.