Maratona e përditshme e emisionit “Pasó – Euro 2020” vjen edhe ditën e sotme nën moderimin e Denisit dhe Albanës. Të ftuar për të komentuar ngjarjet e Kampionatit Europian ishin Edi Zhupa, Artan Shyti dhe Kilda Hysenbegasi. Pa diskutim ajo që u komentua më shumë në këtë episod ishte ngjarja tronditëse lidhur me Christian Eriksen, mesfushorin e Interit që ra pa ndjenja.
Artan Shyti ishte i ftuar në një lidhje telefonike, direkt nga Italia. Ai përcolli emocionet që solli ndeshja Danimarkë-Finlandë dhe kjo ngjarje tronditëse.
Unë mendoj që për momentin stafet mjekësore janë shumë profesionale dhe ata do marrin maksimumin e vlerësimit sepse ata e kanë sjellë në jetë atë futbollist. Mjekët sportivë janë mjekë super të specializuar. Ndodh sepse njerëzit nuk janë makina. Janë tensionet emocionale…
Ndërkohë, edhe Edi Zhupa, tregoi eksperiencën e tij lidhur me stafin mjekësor të futbollistëve.
Unë kam luajtur në Greqi, bënin të gjitha ekzaminimet mjekësore.
Megjithatë, ndeshja vazhdoi, duke nënkuptuar kështu, që gjendja shëndetësore e futbollistit ka patur përmirësim. Gjatë pjesës tjetër të emisionit, u bënë parashikime për ndeshjet pasuese. Ndërkohë, Kilda zbuloi se është tifoze me Francën. Mos harroni të ndiqni emisionin çdo ditë nga ora 20:00 deri në oprën 21:00 për t’u përditësuar me të rejat më të fundit të këtij Kampionati.