Lifestyle

Për ju që keni shumë miq në Facebook dhe shumë foto në Instagram…

Rrjetet sociale mund të jenë mënyrë e mirë për t’u lidhur me miqtë dhe familjarët, por hulumtimet e reja tregojnë se nëse ju pëlqen X-i, Facebook-u dhe Instagram-i më shumë se ç’duhet, kjo mund të jetë shenjë e narcisizmit. Studimi ka zbuluar një lidhje mes përdorimit të rrjeteve sociale dhe një forme specifike të narcisizmit.

Duke pasur në konsideratë se hulumtimet e mëhershme e kanë ndërlidhur përdorimin e rrjeteve sociale me shfaqjen e depresionit dhe mirëqenie më të dobët, ndoshta tani, pas këtij studimi tjetër, është koha të shmangeni pak nga rrjetet sociale. Studimi ka zbuluar se përderisa të gjithë narcisistët i preferojnë rrjetet sociale, narcisistët grandioz, narcisizmi i të cilëve i ka rrënjët në kompleksin e tyre të superioritetit i frekuentojnë rrjetet sociale më shumë se narcisistët e formave tjera narcisizmi i të cilëve i ka rrënjët në pasiguritë e tyre.

Ekipi ka zbuluar një ndërlidhje mes numrit të miqve online dhe numrit të fotografive të publikuara, si dhe shkallën e narcisizmit të zbuluar te një individ. Sipas “Personality Disorder Awareness Network”, narcisizmi është gjendje e shëndetit mendor e cila i shkakton njerëzit të obsesionohen me veten, qoftë me fuqinë, bukurinë apo prestigjin e tyre.

Rrjetet sociale kanë ndikuar aq për mirë sa edhe për keq në jetët tona. Nga njëra anë, na kanë afruar me njëri-tjetrin duke shkatërruar çfarëdo lloj barriere gjeografike, por nga ana tjetër na kanë bërë mjaft të fiksuar me përdorimin e tyre. Në këtë link keni tri hapa për të marrë distancën që ju nevojitet nga rrjetet sociale. Fëmijët e varur nga telefonat inteligjentë, iPad dhe video-lojërat kanë më shumë gjasa të pësojnë episode psikotike më vonë në jetë, ka treguar një studim.

Shkencëtarët zbuluan se përdorimi i smartfonëve dhe mediave sociale në adoleshencë është i lidhur me paranojën, deluzionet, halucinacionet dhe ‘idetë e çuditshme’ deri në kohën kur një person arrin 23 vjeç. Por studiuesit thanë se vetë teknologjia mund të mos jetë shkaku i problemit dhe se varësia e një fëmije nga pajisjet mund të jetë një paralajmërim se ata janë tashmë të prekshëm ndaj sëmundjeve mendore.