Lifestyle

3 hapa për t’u distancuar nga rrjetet sociale!

Rrjetet sociale kanë ndikuar aq për mirë sa edhe për keq në jetët tona. Nga njëra anë, na kanë afruar me njëri-tjetrin duke shkatërruar çfarëdo lloj barriere gjeografike, por nga ana tjetër na kanë bërë mjaft të fiksuar me përdorimin e tyre. Më poshtë keni tri hapa për të marrë distancën që ju nevojitet nga rrjetet sociale.

1.Mbyllni njoftimet

Edhe nëse ju nuk dëshironi të shpenzoni kohë në rrjetet tuaja sociale, me siguri njoftimet ju nxisin të bëni diçka të tillë. Të fikni njoftimet do të ishte një veprim shumë i zgjuar nga ana juaj, pasi kështu do të arrini të limitoni kohën në rrjete sociale pa e kuptuar as vetë ju.

2.Planifikoni kohën tuaj në rrjete sociale

Që ta zbatoni diçka duhet ta keni fillimisht të qartë në mendjen tuaj. Vendosni një ora ekzakt për të postuar, një tjetër për të kontrolluar mesazhet e kështu me radhë. Nëse e planifikoni kohën që do të shpenzoni në rrjetet sociale, dhe më pas e shkruani atë, ju do ta zbatoni vërtet lehtë dhe pa e kuptuar.

3.Fikni telefonin gjatë aktiviteteve

Edhe nëse ju i fikni njoftimet, me siguri mendja juaj qëndron ende te rrjetet tuaja sociale. Ka vetëm një zgjidhje për të minimizuar kohën nga to, dhe kjo është pikërisht të fikni telefonin. Nëse diçka të tillë nuk e bëni dot në përditshmëri për shkak të detyrimeve, të paktën bëjeni gjatë aktiviteteve. Ju nuk duhet të largoheni plotësisht nga rrjetet scoiale, por duhet të krijoni distancë nga to. Gjithçka duhet bërë në masën e duhur, as duke ia ndjerë mundesën e as duke e tepruar.