Celebrities Gossip Showbiz

Për t’u admiruar, vajzat e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shfaqen kudo të pandara!

Vajzat e dyshes së njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se janë lidhur shumë me njëra-tjetrën. Kjo duket qartë edhe në udhëtimin drejt Disneyland që Seraphina dhe Emme bënë fundjavën që lamë pas. Ajo që i shoqëronte dy adoleshentet ishte ish-bashkëshortja e Ben Affleck, Jennifer Garner.

Dy vajzat janë afruar shumë me njëra-tjetrën që kur prindërit e tyre bënë publike marrëdhënien në maj 2021. Aktorja Garner ndërkohë ​​u sigurua që ato të kalonin bukur teksa vazhdimisht iu bënte edhe foto.

Pas divorcit të tyre Affleck dhe Garner kanë ruajtur një marrëdhënie të mrekullueshme, ndërsa Garner i ka marrëdhëniet po aq të mira edhe me divën e muzikës pop Jennifer Lopez. Lopez është shprehur se Garner është një prind i mrekullueshëm dhe vuri në dukje se ajo bashkëpunon shumë mirë me Affleck për rritjen dhe edukimin e vajzave.

Ndërkaq, Lopez ndan binjakët Max dhe Emme me ish-bashkëshortin, këngëtarin dhe aktorin Marc Anthony. Së fundmi 41-vjeçarja foli për fëmijët e saj teksa promovonte filmin “The Mother”. Kur u pyet në “Audacy” nëse a kishte ndonjë gjë që ajo dëshironte të mbronte fëmijët e saj nga ajo, u përgjigj:

Gjithçka. Mendoj se të qenit fëmijë i prindërve të famshëm nuk është diçka që shumë njerëz mund ta kuptojnë dhe unë ndjej fëmijët e mi pikërisht këtë sepse ata nuk e zgjodhën atë.

Ndërkaq, Jennifer-in jemi mësuar ta shohim gjithmonë me shumë klas por së fundmi ylli i muzikës pop dhe njëkohësisht aktorja është fotografuar me tatuazhe dhe me një pamje të re flokësh. Artistja po xhiron filmin e ri “Unstoppable” dhe mesa duket është detyruar të bëjë disa ndryshime.