Fashion Lifestyle

Pesë investime që duhet të bëni në garderobën tuaj këtë sezon!

Nëse ka një fjalë që mund të përmbledhë veshjet moderne të meshkujve ose në të vërtetë jetën moderne është përzgjedhja. Një bollëk i madh opsionesh. Një tepri pa fund shumëllojshmërie. Gjithçka është mirë për lakmitarët e rrobave, për të cilët çdo publikim i koleksioneve të reja është e ngjashme me festën e Krishtlindjeve. Por ç’të themi për ata që thjesht duan të gjejnë diçka elegante dhe praktike për të veshur pa kaluar nëpër spektrit e modës së fundit? Nëse ju gjeni veten tek kjo e fundit, atëherë na lejoni t’ju tregojmë se ne kemi nxjerrë në pah pesë investime që duhet të bëni në garderobën tuaj këtë sezon, që do t’i referoheni herë pas here.

1. Ora e përditshme e “IWC”

“IWC Schaffhausen’s Big Pilot” është një orë, që mund ta keni për të gjitha sezonet për një arsye të mirë. Por nëse jeni në kërkim të diçkaje më shumë, atëherë vini re këtë bukuri të mbështjellë me bronz. Një orë nga një koleksion me sasi të kufizuar, ajo mban të gjitha shenjat e klasikes 43 mm, por këtë herë është e përfunduar me një rrip të fortë “Alcantara”, që është krijuar për t’u kombinuar me çdo veshje të përditshmërisë.

2. Triko ngjyrë kaki nga “Loro Piana”

Fansat e “Loro Piana” do të jenë të vetëdijshëm se kompania nuk i lë kurrë gjërat përgjysmë. Prandaj, kjo triko në ngjyrë kaki që hedh mbi çdo gjë nuk është krijuar vetëm nga kashmiri jashtëzakonisht i butë i markës dhe nga një copë mëndafshi shtesë, por ajo vjen gjithashtu e pajisur me një material të papërshkueshëm nga uji dhe rezistente ndaj erës.

3. Golfi nga “The Row”

I preferuari i modës, “The Row”, nuk ekziston për të rikrijuar, por për të krijuar modën më luksoze dhe të sktrukturuar më mirë. Në terma sartorial, kjo do të thotë që një krijim në dukje i thjeshtë, si përshembull një pulovër me golf, është krijuar për një përshtatje të përsosur relaksuese, i derdhur në një nuancë bezhë dhe është thurur nga kashmiri më i mirë, asgjë më shumë.

4. Atletet nga “Tom Ford”

Ndërsa më së shpeshti do ta gjeni vetë zotin Tom Ford me këpucë të zeza të ndritura, ai ka krijuar me madhështi koleksionin e tij të atleteve. Gjë që nuk do të thotë se pjesët e tij të frymëzuara nga veshjet sportive janë më pak luksoze, këto atlete të stilit retro, të zbukuruara me kamosh ngjyrë kafe dhe një lëkurë ngjyrë kremi janë një rast i tillë.

5. Syzet e diellit nga “Jacques Marie Mage”

Sigurisht, dielli mund të mos shkëlqejë aq shumë sa do të donim të gjithë në hemisferën veriore për momentin, por ne jemi këtu për t’ju kujtuar se një palë syze dielli të veçanta do ju duhen patjetër. Ky lloj modeli i stilit aviator në ngjyrë ari nga marka e  syzeve “Jacques Marie Mage” janë aq të bukura për tu vënë dhe do të ndiheni si kriminelë nëse do t’i mbani në një sirtar nëntë muaj të vitit.