Fashion

Ja përse çdo grua duhet të ketë të paktën një çantë të zezë në garderobë!

Jepi një vajzë këpucët e duhura dhe ajo do të pushtojë botën, jepi çantën e duhur dhe ajo…. Prisni pak! Çantën e duhur?! Ekziston vërtet një e tillë, ose më saktë çfarë e bën një çantë të duhurën ose jo. Kësaj pyetjeje vështirë se mund t’i përgjigjen edhe ekspertët së modës.

Së pari sepse qasja ndaj fashion-it është tejet personale dhe së dyti, sot gjendemi përballë një tregu global i cili ofron gjithçka për gjithkënd. Megjithatë në botën e modës ekzistojnë disa kode të pashkruara me të cilat nuk bën dot kompromise dhe çanta e zezë është një prej tyre.

Në përgjithësi kur bëhet fjalë për çantat, kemi tendencën të luajmë jo vetëm me madhësitë dhe modelet, por edhe me ngjyrat, por nëse përpiqeni të shihni përreth, me siguri do të vini re se një pjesë e madhe e tyre janë të zeza . Jo për mungesë origjinaliteti, por sepse është një ngjyrë që shkon me çdo gjë dhe në çdo rast.

Është e vështirë të lodhesh me një çantë të zezë, thuajse e pamundur të mendosh se mund të dalë nga moda në një sezon ndaj frymëzohuni nga modelet e mëposhtme për të bërë blerjet e radhës, duke filluar  nga çanta e shpatullës në formë zemre tek ajo transparente transparente PVC e konturuar në të zezë.

Më pas janë teminat të cilat shtojnë dritë, por pa shumë bujë, në mënyrë të matur dhe të rafinuar. Pa harruar  edhe formën e gjysmëhënës, një trend i madh këtë sezon. Nuk do të gjeni vetëm modele të markave luksoze që janë super të dallueshme dhe që ndihmojnë në mënyrë të pashmangshme për të ngritur një veshje të thjeshtë, por edhe propozime që janë më të lehta për t’u përfshirë në gardërobën tuaj.

Çantë e zezë në formë zemre

Pochette ose clutch me temina

Çantë e zezë në formë gjysmëhëne

Çantë transparente me konture të zeza

Çantë në formë kove prej lëkure dhe kamoshi