
Këngëtari i njohur, Yll Limani, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të cilin e ka titulluar “U kry”. Me ritmet energjike që përcjell kjo këngë, na përgatit për fillimin e sezonit veror. Muzika dhe teksti i kësaj kënge është realizuar nga vet artisti, Yll Limani. Vlen të theksohet se protagoniste në videoklip është modelja dhe aktorja 63-vjeçare nga Spanja, Inge Ladd. Ylli ndërkohë ka paralajmëruar se do të sjell edhe disa projekte të tjera gjatë sezonit të verës, mes tyre edhe një bashkëpunim të radhës me reperin Noizy.
Reperi Unikkatil ka sjellë më në fund projektin e shumëpritur muzikor që mban titullin “Ala”. Një nga tekstshkruesit më të mirë në industrinë tonë të showbiz-it ka sjellë një këngë që trajton rolin e tij ndër vite dhe ndikimin që ka pasur tek fansat e tij. Që nga publikimi i saj, kënga ka marrë mbi 518 mijë klikime dhe duket se është mirëpritur nga dëgjuesit, të cilët kanë qenë vazhdimisht në mbështetje të tij. Në paralajmërimin për projektin e ri, ai ka bërë të ditur se gjatë këtij sezoni do të vijë edhe me realizime të tjera.
THREEX është grupi i tre motrave dhe ato janë Erta Maria, Laura dhe Dea. Fillimisht THREEX janë njohur për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes në edicionin e dytë të “Top Talent”. Me datë 11 Gusht 2021, THREEX ka publikuar videoklipin e parë të titulluar “Dua”. Kjo këngë u punua nga Eneda Tarifa dhe Shpëtim Saraçi. Së fundmi, ata kanë publikuar projektin e tyre të radhës titulluar “Trouble”. Nga ana tjetër, Semi Jaupaj ka publikuar gjithashtu projektin e saj në prag të fillimit të verës, titulluar “Autostradë” dhe është bërë menjëherë virale në rrjete të ndryshme sociale.
Powered by The Top List © / Top Awards ©