Albanian’s Hot Top 30, Week of April 29th

Disa nga këngët e reja që janë publikuar këtë javë kanë kryesisht një pjesë të shkëputur nga këngë të vjetra shqiptare nga të cilat kanë marrë referenca për tekstin e melodinë. Disa prej tyre janë: MatoLale me “Vaçe Zela”, Irkenc Hyka me “Male” dhe Skerdi me “Xinxerfille”.

Nga ana tjetër ka patur edhe shumë bashkëpunime mjaft të përsosura midis artistëve. Fifi dhe Offchestra sjellin një projekt mjaft energjik që titullohet “Edhe pak”. Stresi dhe One T kanë sjellë një pjesë të dytë të bashkëpunimit të tyre dhe kanë vendosur ta titullojnë “Mos u dorzo 2”. Një bashkëpunim tjetër vjen midis Arbresha dhe Bardhit, të cilët e kanë titulluar “Luj Zemër”.

Pjesë e “Albanian’s Hot Top 30” janë gjithashtu edhe artistë të rinj të cilët na surprizojnë me projektet e tyre muzikore. Lore vjen sërish me një këngë të re, këtë herë dedikuar dashurisë dhe mban titullin “Të Du”. Pas suksesit të “Tolerom”, Argjend Gjigja vjen me “INDIGO / pase lo que pase”. Grupi i rock-ut Rool vjen me këngën e tyre të parë, të cilën e kanë realizuar në gjuhën angleze titulluar “All Star”.

Vajzat e industrisë tonë muzikore kurrë nuk zhgënjejnë. Pamë një rikthim të fuqishëm të Era Istrefit me këngën e re “Mona Lisa” dhe me një videoklip mjaft mirë të realizuar në bazë të tematikës së vetë këngës. Olta Boka së fundmi është bërë nënë për herë të dytë, por gjithashtu ka lançuar edhe projektin e saj të fundit “Më shumë se ti”. Ndërsa Dhurata Dora vjen me një këngë mjaft ritmike të realizuar në prag të hapjes së sezonit veror, titulluar “Sheqer”, projekt i cili pritet të mbushë koncertet e saj.

Powered by The Top List © / Top Awards

1
MatoLale
Vaçe Zela
2
Fifi x Offchestra
Edhe pak
3
Irkenc Hyka
Male
4
Skerdi
Xinxerfille
5
Rool
All Star
6
Arbresha x Bardhi
Luj Zemer
7
Era Istrefi
Mona Lisa
8
Dhurata Dora
Sheqer
9
Stresi & One T
Mos u dorzo 2
10
Olta Boka
Me shume se ti
11
Lore
Te Du
12
Argjend Gjigja
INDIGO / pase lo que pase
13
Ronela Hajati
Jepi Gaz
14
Lumi B x Buta
Trust
15
Stefania X Faydee
Ma bebe
16
Dafina Zeqiri
Go Go Go
17
Emra Brah x Don Phenom
O Jet
18
Alban Skënderaj
Pranvera
19
Marsela Cibukaj
Fajet
20
Cozman
Champions
21
GJIKO x MAK ZØGAJ
EHEMMM
22
Elinel
Sandra Jump
23
Elgit Doda
Zemra Jem
24
Geasy x Ledri
Thu
25
Capital T X Jimilian
Ike Ti
26
Dea Strica
Monolog
27
Arta Kabashi x Romeo Veshaj
Falëm
28
Kanita
Vuj
29
Kelly
S'je ketu
30
Gent Disha
Melodi