Albanian’s Hot Top 30, Week of May 1st

Kejsi Tola është padyshim një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe njihet për këngët e saj shumë të bukura të dashurisë. Megjithatë, këngëtarja nuk ka qenë edhe aq shumë aktive me projekte të reja muzikore, megjithatë së fundmi ka vendosur të na surprizojë. Kjo suprizë është pikërisht lançimi i një albumi të ri, titulluar “Luminous”, të cilin këngëtarja e kishte paralajmëruar më herët. Performancat e këngëve të publikuara nga koncerti i saj si: “All Night”, “One Night in Barcelona”, “Distaction” dhe “Do Me Like That” bëhen pjesë e listës për këtë javë.

Një tjetër bashkëpunim i suksesshëm vjen nga Dhurata Dora dhe Elvana Gjata, të cilat sjellin plot energji këngën “Rrotullo”. Erma Mici, nga ana tjetër, ka publikuar projektin e saj të ri në gjuhën angleze titulluar “Heartbreak Hotel”. Ronela Hajati, pas publikimit të “TQR”, ka vendosur të vijë me një tjetër projekt titulluar “Shtroje Me Lek”, duke shfaqur anën e saj më të fortë dhe më vibrante. Një tjetër artiste shqiptare, Njomza, bëhet pjesë e listës me projektin e saj “Emotional”, sjellë gjithashtu në gjuhën angleze.

Ledri Vula është rikthyer në origjinë me projektet e tij solo, duke repuar ashtu siç vetëm ai di. “1 Goat Për Ty” do të jetë pjesë e albumit të tij të radhës dhe fansat mezi po presin të dëgjojnë atë çka ka përgatitur artisti. Më tej, ELAI, një artist i ri në tregun shqiptar, por me hite të padiskutueshme sjell këngën “2003” këtë javë. Një tjetër bashkëpunim bëhet pjesë e “Albanian’s Hot Top 30” dhe është pikërisht ai midis Butës dhe Ago titulluar “Terapi”.

Top Albania Radio dhe Dj Benito kanë vendosur të realizojë versionin remix të këngës “Me Ty” nga Luiz Ejlli, të cilën ai e realizoi atë në kohë rekord brenda Dhomës së Rrëfimit së shtëpisë së “BBV” për partneren e tij Kiara Tito. Ky version remix na sjell më pranë sezonit veror dhe me ritmet e tij energjike na përgatit për fillimin e sezonit veror .

Powered by The Top List © / Top Awards ©

1
Kejsi Tola
All Night (ALiveNight)
2
Kejsi Tola
One Night in Barcelona (ALiveNight)
3
Kejsi Tola
Distraction
4
Kejsi Tola
Do Me Like That
5
Elvana Gjata x Dhurata Dora
Rrotullo
6
Erma Mici
Heartbreak Hotel
7
Ronela Hajati
Shtroje me Lek
8
Ledri Vula
1 Goat për Ty
9
ELAI
2003
10
Buta x Ago
Terapi
11
Njomza
Emotional
12
Luiz Ejlli
Me Ty ( Remix, Top Albania Radio, Dj Benito)
13
Vedat Ademi x Klejti Mahmutaj
E dua
14
Renis Gjoka
Ëndrra jonë
15
RZON x CAPITAL T
Xheloze
16
ELINEL x ALBAN SKENDERAJ
Boll
17
Ledri Vula
Pershendetje Hejter
18
Geasy x Inva Mula x Mc Kresha
Jem njo
19
Aurela Gaçe
Se te dua
20
lluni
Prototip
21
Gjon’s Tears
Disco
22
Ardit Çuni
Leje
23
Nita Latifi
As anej as knej
24
Xhesika Polo
Humba Veten
25
Kejsi Tola
What You Want
26
Ronela Hajati
TQR
27
Retrovizorja
Signals
28
OFFCHESTRA
Dimëroj
29
Olimpia
SMR
30
Shpat Deda
T'Huj