Edhe pak ditë na ndajnë nga viti 2021 dhe ne po sigurohemi që çdo ditë e më shumë të sjellim pranë jush muzikën më të mirë. Një gjë ësht e sigurtë, që padyshim që do të surprizoheni nga përzgjedhja e kësaj jave.
The Playlist sjell disa projekte që me siguri që nuk i keni dëgjuar më parë, por që ne parashikojmë që do të kthehen shumë shpejt në hite. Një prej tyre është Iann Dior, emër jo i panjohur për playlist-ën zyrtare të TAR. Këtë herë ai ka ardhur me “Let you”. Një tjetër emër që rivjen sërish në listë është reperi A Boogie Wit da Hoodie.
Nga ana tjetër Becky Hill ka ardhur me një bashkëpunim me B Live dhe JME në “Don’t Know About You” e cila sapo është publikuar. Gjithashtu rikthejmë sërish vëmendjen tek Joe Jonas. Kishte kaluar pak kohë që kur këngëtari ka publikuar një këngë ‘të mirë’ solo, koha e duhur duket se erdhi, pasi Jonas ka publikuar këngën e tij më të fundit të titulluar “Go It Alone”.