Celebrities Magazine Pardon My French Showbiz

“Po tentojmë…”/DJ PM zbulon planet me partneren e tij Sarah Berisha!

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. Nuk do të mungojnë të ftuarit në studio, diskutimet mbi tema të ndryshme në mënyrën më të ‘zhveshur’, si dhe muzikën më bukur të momentit. Dhe në këtë episod, së bashku me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Cepanin, ka qenë i ftuar në pjesën e parë të programit DJ PM, i cili ka folur për projektet e tij të reja muzikre, lidhjen me Sarah Berisha dhe eksperiencën e tij si banor në edicionin e parë të “Big Brother Vip Albania”.

Përsa i përket marrëdhënies së tij me Sarah Berishën, artisti na ka ndarë disa detaje ekskluzive që ne jemi shumë të lumtur t’i ndajmë me ju. Si po shkon lidhja e tyre?

Keni pasur mundësi ta shikoni edhe vetë që edhe në rrjete sociale nuk jam tip që postoj shumë me Sarën. Nuk është se postojmë shumë me njëri-tetrin. Për shembull, për Shën Valentin nuk kemi postuar asnjë foto. Unë jam tip që ashtu siç i ndjej gjërat i bëj. Nuk e bëj se duhet se është Shën Valentini. Që fëmijë kam qenë kështu. Nuk jam tip që më tërheqin gjërat që duan vëmendje. Kështu që të gjitha gjërat që i kam bërë deri tani me Sarën, i kam bërë se i kam ndjerë. Jo se duhen për publikun. Po jap një rast specifik. Kur ndodhi ajo puthja në Big Brother, të nesërmen mos gaboj ka qenë Prime dhe të gjithë shqiptarët e kanë parë, por unë nuk e dija. Në ato momente kur filloi Prime,  Arbana më tha ‘puthe edhe njëherë Sarën’, por unë nuk e ndjeva që ta puth dhe nuk e bëra. Nëse do të merrja vëmendje do ta kisha bërë. Jam tip që i bëj gjërat siç më vijnë mua, jo duke më sforcuar ose pse duhet.

Mesa kuptuam, marrëdhënia me Sarën po shkon shumë mirë. A e ka menduar çifti të hedhë një hap më shumë dhe pse jo të krijojnë së bashku edhe një familje? Ja përgjigja e tij që na gëzoi të gjithëve:

Me të thënë të drejtën, këtë vit e kemi pasur në plan për të tentuar. Por këtë vit është plani që të nisim.