Celebrities Gossip Showbiz

Portieri i Kombëtares Shqiptare Etrit Berisha bëhet baba për herë të parë!

Portieri i Kombëtares Shqiptare Etrit Berisha është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë Etriti me anë të një postimi në rrjetin social Instagram. Berisha ka postuar foton e djalit, të cilin e ka pagëzuar me emrin Edgar. “Mirë se vjen biri im Edgar, lumturia mamit dhe babit, qofsh përjetë i bekuar”-ka shkruar ai krah fotos. Rikujtojmë që Etriti ka qenë gjithmonë i rezervuar për sa i takon jetës private.