Sport

Prapaskenat, Lautaro mund të ishte pjesë e Atletico Madridit…

Lautaro Martinez kishte nënshkruar një kontratë me Atletico Madridin në 2017, por Interi arriti që ta mposht ofertën e “Los Colchoneros” dhe e bindën sulmuesin argjentinas që të transferohet në “San Siro”, me ndihmën e Diego Militos dhe Javier Zanettit. Interi do të jetë nikoqir i Atletico Madridit nesër (e martë) në “Stadio Meazza”, në kuadër të ndeshjes së parë në fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve. Corriere dello Sport ka raportuar se Martinez ka mundur që të luajë ndeshjen e nesërme duke mbajtur veshur fanellën e Atletico Madridit. Gjiganti spanjoll ishte pajtuar për të paguar klauzolën e lirimit prej 12 milionë eurosh për të transferuar Lautaron nga Racing në dhjetor të 2017, por sulmuesi do të mbetej në formë huazimi tek klubi argjentinas deri në pjesën e dytë të sezonit.

Lautaro madje kishte nënshkruar kontratën e tij me Atleticon, ashtu siç kishte dëshmuar Mundo Deportivo në 2022. Sidoqoftë, “Nerazzurrët” bën një ofertë dyfish më të lartë sesa ajo e Atleticos, duke bërë që në fund Lautaro të vishej zikaltër. Milito ishte bashkëlojtar i Lautaros tek Racing dhe ‘El Toro’ bëri debutimin e tij si futbollist profesionist në 2015, duke zëvendësuar pikërisht Militon, fituesin e Ligës së Kampionëve në vitin 2010. Lautaro u emërua kapiten i Interit verën e kaluar dhe momentalisht është golashënuesi më i mirë në Serie A me 22 gola në 20 paraqitje.