Sport

Milito zbulon telefonatën që e bindi Interin të rrëmbejë Lautaron nga Atletico Madridi…

Legjenda e Interit, Diego Milito ka konfirmuar se Atletico Madrid ishte afër nënshkrimit të Lautaro Martinez në vitin 2017, por ish-sulmuesi e informoi Javier Zanettin për negociatat, kështu që Nerazzurrët rrëmbyen ofertën e Los Colchoneros. Lautaro ishte afër nënshkrimit për Atletico Madrid në fund të vitit 2017 kur ai ishte nën kontratë me klubin argjentinas Racing Club de Avellaneda. Ish-sulmuesi i Interit, Milito ishte në mesin e drejtorëve të skuadrës argjentinase dhe përfundimisht luajti një rol kyç në transferimin e Lautaros në Giuseppe Meazza në vitin 2018. “Thjesht, Interi ishte më i mirë dhe më i gatshëm për ta marrë atë”, ka thënë fillimisht ‘El Principe’ për Gazzetta dello Sport.
“Kur u bëra drejtor në Racing, negociatat me Atletico Madridin tashmë po vazhdonin. Kishte një hendek prej dy ose tre milionësh, jo më shumë. E thirra Javier Zanettin sepse e dija që edhe Interi ishte i interesuar, kështu që ata bënë lëvizjen e tyre. Piero Ausilio erdhi këtu dhe ne e mbyllëm marrëveshjen. Nuk mendoj se e kam bindur që të shkojë në një mënyrë apo në tjetrën, por jam i lumtur që përfundoi kështu”. “Është e gjitha meritë e Interit, sepse ata e kapën momentin dhe ishin të shpejtë në një nënshkrim të jashtëzakonshëm”. “E dija se Milano do të ishte zgjedhja e duhur për Lautaron. Një argjentinas ndihet gjithmonë si në shtëpinë e tij. Mendoj se ai do t’ia kishte dalë edhe te Atletico Madrid, sepse kampionët mund të luajnë kudo, por lidhja mes Interit dhe Argjentinës është diçka e veçantë”, përfundoi Milito. Lautaro është bërë lider në Giuseppe Meazza. Jo vetëm që u emërua kapiten i Nerazzurrëve verën e kaluar, por ai është gjithashtu golashënuesi aktual i Serie A me 20 gola në 22 paraqitje këtë sezon.