Celebrities Gossip Showbiz

Prisni pak, mos ndoshta Butrint Imeri sapo na zbuloi të dashurën e tij?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Para pak orësh Butrinti ka trazuar sërish rrjetin duke postuar një video me një vajzë misterioze teksa shfaqet duke u hedhur nga jahti të kapur përdore. Artisti nuk ka zgjedhur të tregojë diçka krahas, duke na lënë të dyshojmë nëse është ndonjë pjesë nga videoklipi i këngës që do të publikojë apo mos ndoshta Butrinti po na zbulon të dashurën e tij.

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ashtu si kanë qenë dhe më të fundit ku teksa kanë treguar se kanë qenë së bashku për të performuar në një koncert në Dusseldorf,  krahas duket se na kanë zbuluar dhe një ‘sekret të vogël’.   

Duket se artisti nuk ka ndërmend të ndalet dhe sapo ka publikuar hitin e parë për këtë sezon veror. Themi me plot gojë një hit, pasi vetëm pak kohë pas publikimit ‘Diskoteka’ numëron 13 miliona klikime në platformën YouTube.