Auto & Moto

Prodhuesi i automjeteve elektrike Lucid hap fabrikë në Arabinë Saudite!

Prodhuesi i automjeteve elektrike Lucid Group deklaroi së fundmi se kishte hapur fabrikën e tij të parë ndërkombëtare të prodhimit në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite, sipas një marrëveshjeje të krijuar për të çuar më tej shtytjen e vendit për prodhimin e makinave elektrike.

Lucid njoftoi planet për fabrikën e saj në qytetin Jeddah vitin e kaluar dhe tha se kishte nënshkruar një marrëveshje për të blerë deri në 100,000 automjete nga kompania gjatë 10 vjetëve. Në vitin 2022, Arabia Saudite lançoi brandin e saj të parë për makina elektrike Ceer. Prodhuesi Tesla thuhet se gjithashtu është në diskutime për të hapur një fabrikë prodhimi në Arabinë Saudite.