Celebrities Showbiz

Pse duhet ta fitojë Romeo dhe jo Heidi “BBV3? Si i përgjigjet Bora Zemani pyetjes së sikletshme…

Moderatorja Bora Zemani, nuk i ka shpëtuar pyetjes në “Cherry on Top” për finalen e “Big Brother VIP 3”. E pyetur nga të ftuarit se pse duhet ta fitojë Romeo këtë edicion dhe jo Heidi, moderatorja ka renditur disa arsye.

E para njëherë se nëse ata të dy (Romeo dhe Heidi) do ishin në pod final, ndoshta do ishte gjëja më e bukur që mund të na shihnin sytë. Patjetër që mendoj se Romeo e meriton finalen jo vetëm se është njeri i afërt i imi, por di që është shumë i sinqertë aty brenda. Unë vetë preferoj të shoh më mirë atë njeriun emocional dhe të sinqertë, jo atë që gjen strategji. Ka pasur durim në shumë situata të vështira. Romeo ka pasur shumë dinamika me finalistët e tjerë.

Mbrëmjen e djeshme, në panelin e programit “Cherry on top” ishin të ftuar Anaid Kaloti, Arjon Muça, Monika Lubonja, Neda Balluku dhe Albatros Rexha. Të ftuarit kanë biseduar për finalistët e “Big Brother VIP 3”, që sigurisht ka sjellë debate shumë të forta në studio. Anaidi dhe Neda janë përplasur me njëri-tjetrin, ku Neda ka reaguar ashpër ndaj Anaidit, madje duke e akuzuar se ai gjithmonë ka patur kundërshtime për produksionin e BBV.

Po ashtu Arjoni dhe Anaidi janë përplasur në studio gjatë analizës së lojës së Heidit në “Big Brother VIP 3”. Moderatori Arjon Muça u shpreh se Heidi ishte barrë e madhe për Romeon, ndërsa Anaidi u shpreh se Heidi ishte më fortë në këtë lojë sesa Romeo.