Celebrities MeKast | News Showbiz

“Pse fustani im vishet nga k*rvat?”/ Megi Pojani tregon historinë që nuk do e harrojë kurrë!

Autorja dhe moderatorja e programit “Me Kast”, në Top Channel, Megi Pojani ka ndarë me të gjithë teleshikuesit një ngjarje të trishtë, për të cilën shprehet se nuk do ta harrojë kurrë. Megi ka zbuluar se kur ishte rrreth 20-vjeç, ajo kishte veshur një fustan, i cili ishte i dorës së tyre dhe pronarja e këtij fustani kishte shpërthyer ndaj saj, duke u shprehur se ai fustan nuk do të shitej më pasi ishte veshur nga një k*rvë.

Është një nga gjërat më shënjuese që mua më ka ndodhur, dhe akoma nuk arrij ta kuptoj arsyen pse. Fustani mu dha për të bërë xhirimet e serialit, në kompaninë që unë punoja, ka qenë një dyqan i dorës së dytë, që rishiten rroba shumë të shtrenjta që mund të jenë veshur vetëm njëherë. Më dhanë këtë fustanin që mua më emocionoi, ishte si i bërë për mua, e vesha dhe e hodha një foto në Instagram në sheshxhirim.

Më bie telefoni dhe më vjen një bisedë shumë agresive nga ish-shefja ime, që më thotë se kush do ta blejë më atë fustan tani. Të nesërmen shkoj në punë, marr vesh që në mëngjes ajo kishte bërë skandal në zyrën ngjitur, fustani shitej me një vlerë 750 euro. Pronarja e fustanit kishte shkuar dhe kishte bërë skandal edhe ajo, kishte thënë pse fustani im vishet nga k*rvat. Tani pranoj çdo etiketim që më bëhet, por atëherë jo se nuk kam qenë personazh publik.

Më tej moderatorja ka shtuar gjithashtu se për të cuar krenarinë e saj në vend, ajo u detyrua që ta blinte atë fustan me vlerën 750 euro pavarësisht se në atë kohë paguhej me 350 mijë lek. Pavarësisht se ai fustan nuk është veshur më asnjëherë nga Megi, ajo ka vendosur që këtë fustan t’ia dhurojë një prej ndjekëse në rrjetet sociale.