Celebrities Live From Tirana

Pse programet e ndryshme televizive në ditët e sotme kanë natyrë agresive dhe fokus është debati? Sonila Meço jep mendimin e saj.

Sot në “Live From Tirana” ka qenë e ftuar një nga personazhet më të njohura të botës së televizionit në vendin tonë. Për të folur jo vetëm për programet që kanë tërhequr më shumë audiencë. Kryesisht programet e politikës tani kanë qasjen që të zhvillojnë shumë debate në mënyrë që të tërheqin audiencë.

Në ditët e sotme vihet re si fakt kjo. Në momentin që një program është agresiv atëherë edhe audienca shkon aty. Por problemi është që kujt i apelon ti në këtë rast, instiktit njerëzor që do patjetër sherrin apo do që të ndikosh tek njerëzit. Unë mendoj që kjo është balanca. Duhet ti kërkosh me patjetër të dyja në televizion. Nuk mund të presësh që i gjithë televizioni të jetë i kulluar dhe laborator. Jo televizioni duhet që të jetë edhe një tregues dhe pasqyrues i realitetit por duhet që të tërheqë edhe një shoqëri që është më shumë instiktive sesa logjike. E gjithë kjo balancë duhet.

Edhe në emisionet e dashurisë në ditët e sotme ka agresion. Si mendoni ju a duhet të ndodhë kjo gjë?

Dashuri pa ngacmime të vogla nuk e kuptoj dot por ama agresioni është tjetër gjë. Ndonjëherë shikoj që ka abuzim, ka bullizim.

Më pas Sonila Meço ka dhënë edhe mendimin e saj jo vetëm me raportin e Borës dhe Donaldit por edhe për performancën e Ronelës në skenën e Eurovision Song 2022.