Pasó – Euro 2020 Sport

Pse Spanja nuk ka lojtarë të Real Madrid-it në këtë Kampionat?!

Në maratonën e përditshme të Kampionatit Europian, vjen “Pasó – Euro 2020” nën moderimin e Denisit dhe Albanës. Në këtë episod vazhdojnë komentet për ndeshjet e zhvilluara, si edhe bëhen hipoteza mbi ndeshjet pasuese.

I ftuar ishte Perlat Sevaj, një ish lojtar, një ish portier i cili momentalisht jeton në Madrid. Sevaj dha mendimin e tij se përse në skuadrën e Spanjës nuk ka asnjë lojtar të Real Madrid-it.

E para e punës, gjendja e lojtarëve nuk është e njejta si më parë… Ata janë të dëmtuar…

Ndër të tjera, ish futbollisti dha gjithashtu parashikimin e tij lidhur me ndeshjen Spanjë-Suedi.

Unë mendoj se Spanja sigurisht që do të fitojë. Duke marrë parasysh dhe ndeshjet e tjera, e statistikat, favorizohet Spanja!

Këto e të tjera, u diskutuan ditën e sotme në emisionin “Pasó – Euro 2020”. Mos harroni të na ndiqni çdo ditë në Top Albania Radio nga ora 20:00 deri në orën 21:00 gjatë këtij muaji, për t’u përditësuar me të rejat më të fundit lidhur me Kampionatin Europian.