Celebrities Gossip Showbiz

“Puna në progres”, çfarë po përpiqet të na tregojë Zaimina Vasjari?

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të vitit 2022. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të çdo prindi.

Tepër aktive në rrjete sociale me momente nga jeta e saj private, pak më parë këngëtarja ka ndarë me ne një foto ku nga laptopi i saj duket qartazi se po punon për arkitekturën e një shtëpie, duke na zbuluar se tani që ka hequr dorë nga muzika, i është përkushtuar familjes dhe profesionit për të cilin ka studiuar.

Puna në progres…  

E ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Zaimina foli për jetën e saj profesionale, personale dhe sigurisht për mëmësinë. Këngëtarja tha se nuk ndihet mirë kur njerëzit i japin më tepër vëmendje djalit sesa vajzës, pasi ajo dëshiron që fëmijët e saj të kenë vëmendje po njëlloj.