Bota Botë e Çuditshme

Rasti i vetëm në botë, 13-vjeçari shërohet nga kanceri vdekjeprurës i trurit!

Një djalë i ri me emrin Lukas u diagnostikua me një lloj të rrallë të tumorit të trurit në moshën 6-vjeçare. Lukas tani është 13-vjeç dhe nuk ka asnjë gjurmë të tumorit. Vogëlushi belg është fëmija i parë në botë që shërohet nga glioma e trurit, një kancer veçanërisht agresiv, sipas studiuesve që e trajtuan atë.

“Lukas kapërceu gjithçka për të mbijetuar”,-tha Dr.Grill, kreu i programit të tumorit të trurit në qendrën e kancerit Gustave Roussy në Paris. Tumori, emri i plotë i të cilit është glioma difuze e brendshme pontine (DIPG), diagnostikohet çdo vit në rreth 300 fëmijë në Shtetet e Bashkuara dhe deri në 100 në Francë. Radioterapia ndonjëherë mund të ngadalësojë përparimin e një tumori agresiv, por asnjë ilaç nuk është treguar të jetë efektiv kundër tij.