Celebrities Film & Tv

Rege-Jean Page do të jetë pjesë e projektit më të ri të Netflix!

Së fundmi aktori i njohur i serialit ‘Bridgerton’ Rege-Jean Page i është shtuar kastit të një filmi thriller ende të paidentifikuar, i cili do të mbërrijë në Netflix në një të ardhme shumë të afërt. Lajmet për yllin e Bridgerton, fillimisht u bënë të njohura për publikun përmes ‘The Hollywood Reporter’, i cili vuri në dukje se aktori do të shërbente gjithashtu si producent ekzekutiv në projektin i cili akoma nuk është bërë i ditur titulli.

Veçoria është se ideja ka qenë e shkrimtarit dhe regjisorit Noah Hawley, i cili më parë ka punuar në programe të tilla si ‘Fargo’ dhe ‘Legion’, të cilat po ai i krijoi. Skenaristi do të shërbejë gjithashtu si një nga prodhuesit e projektit të paidentifikuar ende. Joe dhe Anthony Russo, të njohur për ndihmën e tyre në prodhime të ndryshme si Avengers: Endgame dhe Captain America: Civil War, kanë vendosur të prodhojnë këtë nën flamurin e tyre ‘AGBO’.

Bashkëthemeluesi i kompanisë së prodhimit, Mike Larocca, dha një deklaratë për median për të shprehur entuziazmin e tij për përfshirjen në projektin e ardhshëm. Duke u shprehur se:

AGBO u krijua fillimisht për të na lejuar të bashkëpunojmë me artistë që ne i respektojmë dhe admirojmë shumë. Ne jemi shumë të lumtur që vazhdojmë të përmbushim atë premtim duke mbështetur këtë film të ri nga Noah Haëley dhe Rege-Jean Page.

Detajet nga projekti aktualisht po mbahen sekret nga publiku. Përveç projektit të ardhshëm, Page aktualisht do të shfaqet edhe në disa projekte të tjera të mëdha filmike. Interpretuesi është duke pritur publikimin e veprës thriller dhe aksion ‘The Grey Man’, i cili gjithashtu u drejtua nga vëllezërit Russo.

Kujtojmë se ish-ylli i “Bridgerton”, Regé-Jean Page është shfaqur me të dashurën e tij të re gjatë eventit të çmimeve GQ dhe të dy së bashku të kapur dorë për dorë dukeshin kaq bukur krah njëri-tjetrit. Paraqitja e aktorit, shkrimtarit dhe atletit njëkohësisht, nën shoqërinë e vajzës së re mesa duket konfirmon zërat se dyshja janë të lidhur me njëri-tjetrin.