Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities Film & Tv

Rikthehet “Big Brother VIP Finale Live në radio”/Finalja speciale e BBV3 do të vijë në valët e TAR, me komente e të ftuar për të mos u humbur!

“Big Brother VIP Albania” është një nga programet më të ndjekura në Shqipëri në të gjithë kohërat dhe për pak ditë këtij rrugëtimi të bukur i vjen fundi. Ju e dini tashmë që Top Albania Radio është gjithnjë pranë jush, me maratona, intervista dhe gjithçka ekskluzive dhe kjo padiskutim do të jetë edhe në finalen e madhe të spektaklit. Me një program special, të titulluar “Big Brother VIP Finale Live në radio” Top Albania Radio do ju përcjellë emocione të forta…

Është padyshim fenomeni mediatik i këtij viti, shumë i ndjekur dhe i komentuar. “Big Brother” në kohën e rrjeteve sociale është shumë e vështirë t’i shpëtosh dhe, për finalen, ne ua bëjmë edhe më të vështirë.

Në finalen e 25 Majit, “Big Brother VIP 3” do të keni mundësi ta gjeni në Top Albania Radio, për ju që nuk mundeni të jeni afër ekranit dhe nuk do donit ta humbisnit. Edhe pse jemi të bindur që nuk është e njëjta gjë, fenomenit “BBV” nuk mund t’i iki as TAR.

Me komentin e Elona Duros dhe Eni Shehut, e ashtuquajtura “epidemi popullore” vjen e komentuar moment mbas momenti me të ftuar nga më pikantët në një watch party të vërtetë të dokumentuar në radio. Mos e humbisni, të shtunën në orën 21:00!