Celebrities Gossip Showbiz

Rikthehet në vëmendje video ku Jennifer Lopez pështyn çamçakëzin në dorën e asistentes!

Përdoruesit e rrjetit social X kanë publikuar një video ku tregon këngëtaren Jennifer Lopez duke pështyrë çamçakëzin e përdorur në dorën e asistentes së saj në rrugët e qytetit të Nju Jorkut. Videoja që u bë virale gjashtë vite më parë ka qarkulluar sërish së fundmi. Në të, JLo mund të shihet duke u shoqëruar nëpër rrugët e Big Apple-it, ndërsa asistentja e saj shfaqet duke vrapuar për të kapur çamçakëzin.

Kritikat ndaj këngëtares ishin të shumta. Por kishte edhe shumë fansa që i dolën në mbrojtje dhe iu përgjigjën postimit, duke pretenduar se ajo po filmonte një skenë për një film në video dhe se kjo është normale për aktorët në xhirime, pasi shpesh u kërkohet të përtypin çamçakëz për të pastruar fytin e tyre.

Rikujtojmë, se së fundmi Lopez ka anuluar disa nga datat e saj të ardhshme të turneut, duke bërë që përdoruesit e rrjetit të mendojnë se kjo ka ndodhur për shkak të “shitjeve të ulëta të biletave”. Jennifer ka vendosur të bëjë turne në SHBA për albumin e saj të ri “This is Me… Now” dhe biletat janë publikuar dy javë më parë. Shtatë shfaqjet e anuluara do të mbaheshin në Nashville, New Orleans, Raleigh, Atlanta, Houston, Cleveland dhe Tampa në gusht. Krijuesja e hitit “The Waiting For Tonight” nuk ka dhënë ende asnjë koment apo deklaratë në lidhje me anulimet.

Ndërkaq, është publikuar videoja e parë e filmit fantastiko-shkencor “Atlas”, me aktore yllin e muzikës latine. Regjisor i “Atlas” është Brad Peyton, i cili njihet për filmat “San Andreas” dhe “Rampage”. Skenari është shkruar nga Leo Sardarian dhe Aron Eli Coleite. Në film, Lopez luan rolin e ‘Atlas Shepherd’, një analiste cinike e të dhënave që nuk i beson inteligjencës artificiale. Atlas i bashkohet një misioni për të gjuajtur një robot të arratisur me të cilin ajo ndan një të kaluar misterioze, por pasi planet shkojnë keq, shpresa e saj e vetme për të shpëtuar njerëzimin është të bashkojë forcat me inteligjencën artificiale.