Celebrities Live From Tirana Showbiz

‘Rivaliteti’ mes çfitit Kiara-Luiz, kush ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë?!

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

10. Në vend të fundit për këtë javë është këngëtarja Nita Latifi. Ajo ka humbur 2 mijë ndjekës, nga 141K tashmë ka 139K.

9. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes. Së fundmi ajo nuk ka qenë shumë aktive por më herët ka reaguar ashpër përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale, ku iu ka kërkuar të gjithëve që të ndalen së përfoluri marrëdhënien e saj, pasi po e dëmtojnë shumë. Efi ka humbur sërish 1 mijë ndjekës.

8. Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të “BBV 2” edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Tashmë ajo po shijon romancën e saj me reperin italian Fred De Palma. Jori ka humbur 1 mijë ndjekës dhe numëron 529K.

7. Dea Mishel ka qenë në vëmendjen e publikut edhe pas daljes së saj nga shtëpia e “BBV” si një nga finalistet e edicionit të dytë. Si blogere Dea është shumë aktive me postimet e saj në rrjete sociale, duke treguar shumë nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi Dea ka postuar në “Instagram” disa foto, ku ka treguar maskimin e saj për këtë Halloween teksa shfaqet e veshur si shtrigë, ndërsa të shumta ishin komentet negative nga ndjekësit e saj te cilët e cilësuan atë si të tillë. Dea ka humbur 1 mijë ndjekës këtë javë.

6. Vendi i gjashtë për këtë javë shkon për Ronaldo Sharkën duke humbur 1 mijë ndjekës dhe tashmë numëron 207K. Të premten e kaluar ai u eliminua nga “Dancing With The Stars”, duke e përfunduar kështu rrugëtimin e tij.

5. Në ndryshim nga java e kaluar, ku Olta Gixhari ishte ‘kokë më kokë’ me Kiara Titon për vendin e parë në “Social Top 5”, këtë herë ajo ka humbur 1 mijë ndjekës.

4. Armaldo Kllogjeri renditet në vend të katërt për këtë javë. Këtë herë ai nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 121K.

3. Keisi Medini nuk ka qenë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale apo me projekte të reja kohët e fundit.Këtë javë ajo po ashtu nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve.

2. Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother VIP”, si edhe protagonist i filmit “Në kuadër të dashurisë”, pati një sukses me premierën e filmit në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit. Po njësoj si javën e kaluar, Luizi nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve të tij dhe numëron sërish 614K.

1. Në vend të parë për këtë javë renditet sërish Kiara Tito. Ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare dhe tashmë numëron 776K. Kohët e fundit vazhdon të përflitet goxha në rrjet se ajo është në pritje të ëmbël dhe madje disa burime kanë konfirmuar se fëmija që do të vijë në jetë është vajzë.