Celebrities Music Showbiz

Ronela Hajati paralajmëron këngën e re në mënyrën më të lezetshme…

Ronela Hajati është një artiste mjaft e suksesshme në tregun muzikor shqiptar. Ndërkohë që karriera e saj po ecën shkëlqyeshëm, duket se dicka e shqetëson këngëtaren sa i përket jetës së saj personale.

Artisja e njohur ka publikuar një fotografi në profilin e saj të Instagramit, përmes të cilit ka shpjeguar se beqaria e saj po bëhet një temë shqetësuese për të, pasi kudo që shkon, duan që ta martojnë. Bashkangjitur postimit të saj, këngëtarja shkruan:

Beqaria ime ka filluar po bëhet një temë shqetësuese, kudo ku shkoj, duan të më martojnë.

Por artistja vijon të jetë e fokusuar tek karriera e saj, pasi po në të njëjtin postim, ajo ka zbuluar se po punon për projektin e saj më të ri, i cili publikohet ditën e premte dhe sigurisht që kuptohet se nuk ka kohë të merret me gjëra të tillë, si për shembull martesa. Ronela shton më tej:

Më lini rehat se unë të premten nxjerr “Jepi Gaz”, kështu që e kuptoni vet domethënë.