Auto & Moto

Sa i kushtoi Apple projekti i dështuar për makinat elektrike…

Apple hoqi dorë nga përpjekjet e saj të fshehta dhe afatgjatë për të prodhuar një makinë autonome elektrike. Siç raporton TechCrunch, kompania me gjasë do të shkurtojë edhe qindra vende pune nga ky departament dhe e gjithë puna në këtë projekt është ndalur. Disa prej punonjësve të mbetur do të zhvendosen në projektet gjeneruese të AI të Apple. Të tjerët do të kenë 90 ditë për t’u ricaktuar në role të tjera brenda kompanisë ose do të shkarkohen përfundimisht.

Kompania ka shpenzuar mbi 10 miliardë euro në përpjekje për ndërtimin e një makine, shumë kjo mjaft e madhe për një projekt i cili nuk u realizua. Siç rezulton, kostot rriten kur nuk ka asgjë konkrete. Sipas një raporti nga New York Times, kompania fillimisht synonte të merrte Tesla-n dhe të ndërtonte një makinë elektrike në bazë të saj. Në këtë projekt kanë punuar mbi 2000 njerëz, të gjithë inxhinierë nga Porsche dhe NASA.

Nëse Apple do të kishte sjellë makinën në treg, ajo ka të ngjarë të kushtonte mbi 100 mijë euro dhe do të kthehej në një rival të fortë të Tesla-s. Ndërsa duket se nuk do të marrim kurrë një makinë nga Apple, jo e gjithë puna e projektit do të hidhet poshtë. Shumë nga anëtarët e ekipit thuhet se do të kalojnë në divizionin e Al të kompanisë dhe do të zbatojnë atë se çfarë dinë rreth Inteligjencës Artificiale në produkte të tjerat të ardhshme.

Vendimi për ta “shuar” projektin vjen në një kohë kur prodhuesit e mëdhenj të makinave janë duke rivlerësuar investimet e tyre në makinat elektrike, mes një kontrolli të shtuar mbi projektet e automjeteve autonome. Hyrja e Apple në sektorin e automobilizmit u pa gjithashtu si një ndihmë e mundshme për ‘linjën’ e saj përfundimtare, duke i dhënë asaj një burim të ri të ardhurash për të ndihmuar në forcimin e shitjeve të stagnuara të harduerit dhe kërcënimeve nga rregullatorët ndaj biznesit.