Një Orë Me Frankën Sociale

Sa të fiksuar jemi pas rrjeteve sociale?

Në ditët e sotme fiksimi me rrjetet sociale është kthyer në një “fenomen” ku të gjithë në çdo moment filmojmë momentet më të bukura. Pikërisht, në këtë ‘botë virtuale’ postohen vetëm pjesët më të bukura të jetës dhe presim që të tjerët të pëlqejnë se çfarë ne bëjmë. Kur nuk marrim aq ‘like’ sa duam fillojmë të ndihemi keq, por në fakt aty nuk shprehet vetja jonë e vërtetë.

Franka tregon se duke shprehur më shumë nga jeta jonë reale dhe vetja jonë, njerëzit do të na njohin dhe pëlqejmë për atë që jemi.

Mërzitemi pasi shohim që nuk na kanë pëlqyer fotot, që për ne janë të bukura. Por, harrojmë se me anë të fotove nuk krijojmë lidhje emocionale, është thjesht një ‘like’. Nëse postojmë jetën tonë, të shprehim më shumë nga vetja, ashtu njerëzit mund të na njohin me të vërtetë siç jemi duke treguar vlerat tona.

Kur fillon dhe tregon nga vetja jote e vërtetë, ndoshta nuk mund t’ju pëlqejnë të gjithë, por do të keni ata që ju pëlqejnë me të vërtetë për atë që jeni.