Pasó – Euro 2020 Sport

Sekreti shokues i suksesit të Danimarkës u zbulua nga Lorenc Jemini!

Emisioni sportiv, më i ndjekuri këto javët e fundit, “Paso Euro 2020” erdhi më ndryshe se kurrë këtë herë, kjo prej prezencës në studio të ish-arbitrit, Lorenc Jemini dhe gazetares së sportit, Enxhi Biba.
Gjatë programit, të moderuar nga Albana Ruçi dhe Denis Dyrnjaja u diskutua se sa ka avancuar skuadra e Italisë dhe gazetarja Biba u shpreh se në fillim ajo as nuk e llogariste Italinë si një ekip të vërtetë.
Ajo tregoi se nuk e kishte vendosur fare në listë, por tani duket se i ka ardhur një ndjesi se kjo skuadër mund të rrëmbejë fitoren. Si dhe zbuloi që ndryshe nga femrat e tjera, nuk është aspak fanse e Cristiano Ronaldos, por pohoi se ai nuk është rastësisht në atë pozicion në të cilin është.

Nga ana tjetër, Jemini na shokoi duke thënë se Italisë mund t’i vijë një ‘stërkëmbësh’ i bukur. Kjo duke nënkuptuar se ndeshjet deri tani kanë qenë me kundërshtarë të thjeshtë për tu mundur, por së shpejti fillon lufta e vërtetë pasi ekipet që vijnë janë më të forta dhe më të formuara.
Por gjithashtu shtoi se nëse ajo mban të njëjtin ritëm dhe po atë lojë të bukur strategjike, do të korrë shumë fitore. Madje ai përmendi se në ndeshjet pasardhëse skuadrat e tjera duhet ta kenë frikë.

Lorenci përmendi dhe Danimarkën, i cili është ekipi i pari që u kualifikua në çerekfinale. Për këtë skuadër ai tregoi se loja është mjaft e mirë dhe po ecën si ekip, por kjo gjë nuk është për çudi pasi ata kanë lojtarë shumë të mirë.
Të gjithë janë çuditur me suksesin e kësaj skuadre, si dhe pas incidentit të Eriksen frika për të patur ndonjë luhatje në lojë u shtua, por rezultoi krejt e kundërta.
Sekretin e të gjithë kësaj e zbuloi Jemini i cili tha se përveç lojtarëve shumë cilësorë, Danimarka ka mbrojtjen shumë të mirë. Kjo është arsyeja se pse ata po korrin fitore pas fitore.