Celebrities Music Selected By

“Selected By” vjen sonte me muzikën e përzgjedhur nga Dj Wizii!

Sonte në radion më të mirë Top Albania Radio do të jeni nën shoqërinë e Dj resident për rreth dy orë, kështu që edhe nëse jeni vetëm, ne kurrsesi nuk ju lë të ndiheni të tillë. A mund të quhet e plotë e diela juaj nëse nuk është programi juaj më i preferuar muzikor, “Selected By” në Top Albania Radio?! Sigurisht që jo dhe sidomos në këto natë ku muzika shumë e mirë nuk mund të mungojë. Mblidhni miqtë dhe të dashurit tuaj sonte, bëhuni gati për orën 22:00 pasi fillon muzika më e mirë e dëgjuar ndonjëherë, e përzgjedhur me shumë kujdes këtë javë nga Dj Wizii.

Ngrini volumin radios dhe shijoni ritmet e mrekullueshme që do të sjellë Dj jonë, një larmishmëri rrymash ku në krye qëndrojnë muzika ‘house’ dhe ajo ‘techno’. Sigurisht nuk do të mungojnë këngë shumë të veçanta, që dyshojmë t’i keni dëgjuar ndonjëherë dhe hitet më të mëdha që na kanë shoqëruar të gjithëve ndër vite…

Tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, si është e mundur do të thoni? Mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”.