Celebrities Gossip Showbiz

“Shakaja gjysma e të vërtetës”, Flori Mumajesi na tregon nëse është në një lidhje!

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Ndër vite ai ka krijuar këngë që vazhdojnë të mbeten në memorien e njerëzve, nga ato më ritmike e deri tek baladat e ndjera.

Jo vetëm për muzikën e mirë, por artisti është përfolur gjithashtu shpesh edhe për jetën e tij private. Gjithmonë ka shumë kuriozitet nëse ai është apo jo në një lidhje dhe me anë të Instastory të postuar pak më parë në formë shakaje ai na ka treguar se është beqar.

Ai ka shpërndarë një video ku duket një djalë i cili shprehet se do të luajë në piano melodinë e preferuar të të dashurës së tij. Pas disa sekondash, ai ndalon dhe thotë: “Harrova, unë nuk kam një të dashur”.

Deklaratat e tij të fundit kanë bërë xhiron e rrjetit këto kohë. Artisti para pak javësh publikoi disa video në Instagramin e tij ku i drejtohej fansave se ka fshirë disa prej këngëve të tij më të njohura nga platforma YouTube. I pikëlluar, ai u shpreh se njerëzit i kanë harruar këngët e tij më të mira, teksa shton se muzika e tij “ka vdekur, por nuk e kemi ngushëlluar”.

Flori tregoi se këngët e tij më të mira si “Me fjalë të vogla”, “Plas” apo “Thjesht të du”, nuk po vihen re dhe për këtë ndjehet keq. Megjithatë, një ditë pas gjithë kësaj situate, Flori erdhi me të tjera deklarata ku shprehet se këngët e fshira tani janë rikthyer sërish.