Horoskopi Live From Tirana Showbiz

Shenjat e zodiakut të çifteve të krijuara brenda “BBV” dhe sa shkojnë ata me njëri-tjetrin, flet në TAR Xhiliola Lamaj!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar Xhiliola Lamaj. Në “BBV” këtë vit dominon shenja e Binjakëve. Ndërkaq, le të flasim pak për çiftet e krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe shenjës së tyre përkatëse të zodiakut. A shkojnë si çift Ilnisa me Meritonin? Vlen të theksojmë se Ilnisa është Peshqit dhe Meritoni është Binjakët. Xhiliola shprehet:

Janë çift i duhur por jo ideali. Peshqit nuk janë të favorizuar këtë vit dhe as këtë sezon sa i përket çështjeve të dashurisë. Binjak-Binjak ose Binjak-Dash do të ishte çifti ideal. Binjakët janë lojtarë të jashtëzakonshëm, krijojnë drama, janë të aftë për të marrë fjalën. Peshqit nga ana tjetër janë më sentimentalë, më diplomatikë dhe mënyrën se si duan të depërtojnë e kanë me delikatesë. Arrijnë të shfaqen dhe duken por mënyra si zgjedhin të jenë dominantë është më e ëmbël. Këtë vit “BBV” është plot me Binjakë, me shenjën më dominante. Roza vlen të përmend se është lojtare shumë e fortë dhe këtë e kam parashikuar që në fillim para se të futej në “BBV”. Eshtë shumë e zonja në mënyrën si luan, si bën skenarët dhe strategjitë e saj. Erjola nga ana tjetër po shfaqet me një dinamizëm të jashtëzakonshëm.

Sa i përket çiftit Bardhi-Sara, Bardhi është Bricjap ndërsa Sara është Virgjëreshë, A shkojnë ata si çift?

Bardhi është një Bricjap i akullt, menefregist në raport më Sarën. Sara është Virgjerëshë, në planin martësor janë kombinim i duhur sepse kuptohen. Kanë një raport të drejtpërdrejtë dhe janë në rregull. Si çift nuk po bëjnë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, nuk po i shkon ashtu siç në fakt duhet të jenë. Bardhi duhet të shfaqë cilësitë e një Bricjapi pavarësisht se Bricjapët e shikojnë njëherë lojën, e analizojnë pastaj fillojnë shfaqen tamam.

Luani është Heidi dhe Romeo është Virgjëresha, a shkojnë si çift?

Luani ka natyrë dominante, bëjnë skema të jashtëzakonshme për të rënë në sy. Heidi sapo ka nisur të futet në ujërat e “BBV”. Në raport me Romeon është më e kujdesshme, e manovrueshme dhe lehtësisht e kontrollueshme nga ana emocionale. Heidi zgjedh të largohet nëse Romeo e vë me shpatulla pas murit. Është e emancipuar dhe i jep rëndësi shëndetit të saj emocional. Shkojnë deri diku si çift por duhet ta shikojmë në vazhdim. Romeo shkon me Heidin sepse Heidi është natyrë lozonjare dhe i përshtatet. Romeo është duke u përfshirë drejt një lojë të fuqishme.