Celebrities Film & Tv Gossip Live From Tirana Showbiz

Shumë afër finales, ja çfarë po ndodh me ndjekësit në Instagram të banorëve të BBV3!

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë ka shtuar 1 mijë ndjekës, duke numëruar tashmë 453 mijë. Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi dhe Romeo. Romeo ka pasur një rritje prej 1 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 342K dhe nga ana tjetër Heidi ka shtuar sërish si javën e kaluar 3K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 145 mijë. Sa i përket Meriton Mjekiqit, po ashtu edhe ai është rritur me 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 335K.

Sa i përket banores që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë, është Françeska Murati e cila ka shtuar plot 6.6K në Instagram. Nga ana tjetër Egla Ceno, këtë herë ka fituar vetëm 100 ndjekës më shumë dhe tashmë ka 73.7K në Instagram.