Celebrities Gossip Showbiz

Shumë të qeshura dhe të pathëna me të ftuarit specialë këtë javë në “Më lër të flas”!

Tashmë filluar sezoni i dytë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Vetëm pak më parë faqja zyrtare e Instagramit të “Më lër të flas” ka postuar promon e puntatës së kësaj jave duke na treguar se do të kemi disa të ftuarë specialë. Në pjesën e parë do të jenë Ed Manushi, Olsa Muhameti dhe Albatros Rexhaj ndërsa në pjesën e dytë Armaldo Kllogjeri për të na treguar më shumë të pathëna rreth “BBV2” dhe marrëdhënies së tij me ish-banorët e tjerë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)

Javën e kaluar ishin të ftuara 2 nga ish-banoret e “BBV2”, Jori Delli dhe Dea Mishel Hoxha në një debat me Jetona Kocibellin dhe Ergys Mërtirin dhe në pjesën e fundit ish-deputetja dhe tashmë moderatore Grida Duma.