Celebrities Showbiz

Si është raporti i Kledi Kadiut dhe Elhaida Danit pas përfundimit të “Dancing With The Stars”?!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i kemi parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfiduan veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Ethet e finales ishin shumë të forta, të gjithë ishim kuriozë të zbulonim se kush do të ishte çifti i cili do të fitonte kupën dhe çmimin e madh. Para se të fillonte sfida e finalistëve ata dhanë disa arsye se pse duhej që ata të ishin sonte fituesit e këtij super spektakli. Më pas ata dhuruan një spektakël të vërtetë me tre performanca të ndryshme, ku në fillim ishte kërcimi i javës së tyre të parë në këtë super spektakël, më pas ishte një freestyle i zgjedhur nga vetë finalistët, ndërsa në fund ishte zgjedhur një tjetër kërcim që normalisht i shkon për shtat shpirtit të tyre të fitores dhe nuk duhet mohuar që shkëlqyen me plot kuptimin e fjalës. Normalisht që ky rrugëtim i bukur do të mbahet mend gjatë për të gjithë konkurrentë njësoj.

Me llogaritjen e pikëve të jurisë dhe votave të publikut që kishin një peshë 50 me 50 fituese e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” u shpall Sara Hoxha. Një tjetër çift gjithashtu mjaft i fortë ka qenë Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj.

Kryetari i jurisë Kledi Kadiu ka qenë një nga përkrahësit më të mëdhenj të çiftit në rrugëtimin e tyre në spektakël, por duket se tashmë ata ruajnë një raport mjaft të mirë edhe pas përfundimit të “Dancing With The Stars”. Së fundmi ata kanë postuar një foto teksa kanë qenë së bashku, duke e shoqëruar me fjalët:

Ju përshëndesim.