Back to the Beginning Music

Sidrit Bejleri zbulon se çfarë do të ndodhë me albumin e tij të ri…

Artisti shumë i dashur i publikut, ndoshta shkodrani më i lezetshëm që mund të keni parë apo takuar ndonjëherë, Sidrit Bejleri ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar tek “Back To The Beginning”. Kozeta e cilëson atë si një ndër personazhet më nostalgjikë që njeh dhe ai vetë e pranon këtë gjë.

Sidriti na ktheu pas në kohë për të kujtuar fillimet e karrierës së tij por jo vetëm. Këngëtari theksoi se fakti që është shumë nostalgjik shfaqet edhe nëpërmjet projekteve muzikore që ka krijuar. Sa i përket këtyre të fundit, ai zbuloi një detaj për të gjithë publikun.

Bëhet fjalë për albmin e ri të tij që megjithëse ka kohë që është bërë gati, dëshiron të provojë diçka të re duke mos e ofruar atë nëpërmjet CD-ve. Sidriti ka vendosur që prurjet e këtij albumi t’i hedhë në YouTube që të dëgjohen më lehtësisht nga fansat. Sigurisht ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij të cilët presin me padurim t’i dëgjojnë të gjitha këngët e këtij albumi.