Pasó – Euro 2020 Sport

Sindi Marina zbulon nëse do të shkonte me një futbollist, ndërsa Jemini parashikon rezultatin Ukrainë-Angli!

“Përsëritja e historisë po i troket në derë danezëve pasi kaluan në çerekfinale…” kështu nisi emisioni i sportit më i ndjekur në Top Albania Radio, “Paso Euro 2020”.
Në studio ndodhej modelja shumë e njohur me origjinë shqiptare por jeton në Amerikë, Sindi Marina. E cila për ironi të fatit ka shumë tipare të këndshme daneze.
Ish-moderatori, Edi Oga, një tifoz i Anglisë ishte në lidhje telefonike ku bëri parashikimin e tij se Anglia do të jetë në ndeshje me Danimarkën.
Edi dhe Denisi u bënë nostalgjikë duke biseduar rreth skuadrës së Italisë, sa shumë ka avancuar dhe është përmisuar në lojë.
Dyrnjaja pohoi se nuk ka një skuadër të preferuar, po Sindi nga ana tjetër tregoi se ishte tifoze e Italisë. Kjo prej arsyes se personat e saj të afërt janë me këtë skuadër dhe se çdo vit e vizitonte shtetin italian dhe ka një lidhje të fortë me të.
Në studio u hodhën shumë batuta rreth futbollistëve italianë dhe nëse Marina do të pranonte të diltë me një të tillë, qoftë dhe nëse ai do t’i ofronte ndonjë kontratë apo shumë parash. Modelja tha se nuk do të preferonte të dilte me asnjë,  për asnjë lloj oferte, vetëm nëse bie në dashuri.
Gjithashtu ajo na zbuloi se do të jetë moderatore në konkursin më t madh të bukurisë, “Miss Universe Albania”, së bashku me Françeska Jaçe dhe Ardit Roshin.
Batutat nuk kishin fund këtë puntatë, pasi u përmendën dhe motivet politike të lojës të Ukrainës, ku Denisi hodhi batutën se Ukraina mund të fitojë vetëm nëse Mbretëresha jep urdhër që anglezët t’i lënë të fitojnë.
Oga tregon mendimin e tij rreth përgjigjeve në sondazhin e bërë nga TAR, se cila skuadër ka më shumë mundësi të rrëmbejë fitoren dhe më së shumti ishte në favor Italia, ku Edi i dha të drejtë, por dhe Anglia mbetet për tu parë se si do të jetë në lojë, pasi dhe mund t’i kenë frikën të gjithë.
Italia sipas tij është një skuadër me fat.

Ndërkohë, Lorenc Jemini mendon se Anglia do të fitojë ndeshjen e sotme, por dhe Ukraina nuk duhet nënvlerësuar.
Sipas tij, kjo ndeshje do të shkojë me minuta shtesë dhe do të kualifikohet Anglia, si dhe ndeshja mund të përfundojë 3-1.